E Diel, 1 Nëntor 2026

Alo 116, zhduket 3 dite, gjendet adoleshenti

Tirane-Linja kombetare e telefonit per femijet, Alo 116, ka marre dje nje njoftim per zhdukjen e nje djali 18-vjecar, Konstandin Zotaj, i cili prej 3 ditesh nuk gjendej se ku ishte. Kane qene familjaret e adoleshentit qe kane marre ne telefon nga Greqia, ku edhe banojne prej vitesh dhe kane apeluar per ndihme. Sipas familjareve, ai ishte nisur drejt Shqiperise per te aplikuar per pasaporte, por prej 3 ditesh ata nuk kishin mundur te kontaktojne me te ne telefon, per te ditur se si ishte. Sipas familjareve, djali ishte nisur ne 16 mars rreth ores 20:30, nga Athina per Shqiperi dhe do te shkonte ne qe te aplikonte per pasaporte dhe karte identiteti. Te merkuren ne date 17 mars, Konstandini ka dorezuar dokumentacionin e aplikimit, por qe nga kjo dite nuk dihej me vendndodhja e tij. Pasi ka humbur cdo kontakt me te birin, nena ka lajmeruar ne linjen e telefonit Alo 116, si dhe forcat e policise. Ka qene vete djali 18-vjecar, i cili dje ka lajmeruar vete ne telefon, duke thene se ishte me shoket shendosh e mire ne Tepelene, por kishte harruar te mbante ne korent prinderit per vendndodhjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›