Flijohet pas sherrit ne familje
Divjake- Grindet me familjaret per shkak te konsumimit te pijeve alkoolike pa kriter, flijohet 54 vjecari ne gjendje depresive. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se enjte ne Divjake te rrethit Lushnje, kurse viktima eshte Ylli L., i cili kishte pire helmin fostoksine. Megjithese u dergua nga familjaret me urgjence per ne spital, i ndjeri humbi jeten disa ore me pas per shkak te efektit te helmit te forte.
Burime zyrtare te policise vendore sqaruan se menjehere sapo u njoftuan per ngjarjen shkuan per te nisur hetimet. Hetimet paraprake flasin per nje akt te ndermarre nga 54 vjecari ne gjendje te dehur. Gjate dites se enjte ai ka qene jashte banese dhe eshte kthyer vetem ne mbremje. Por duke mos kontrolluar dot veten per shkak te pijes, Ylli L., eshte perplasur me familjaret po per kete shkak. I merzitur ka shkuar ne dhomen e tij ku dhe eshte mbyllur brenda, por ndersa pjesetaret e familjes kujtonin se ai po flinte, e kane gjetur me shenjat e nje helmimi, me shkume nga goja dhe agoni.
"Pas vetehelmimit 54 vjecari eshte shoqeruar nga te afermit ne spitalin e qytetit te Lushnjes, dhe me gjithe trajtimin e specializuar mjekesor ne oren 23:00 ka gjetur vdekjen", thuhet ne njoftimin zyrtar te policise se Lushnjes. Mjeket thane se situata ne te cilen mberriti pacienti ishte teper e rende dhe megjithe terapine intensive me serume dhe lavash, mbajtja ne jete ka qene e pamundur, pasi fostoksina eshte nje helm i forte. Ne pyetje jane marre pjesetaret e familjes, qe treguan per rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e saj. Sipas verifikimeve dhe provave te mbledhura rezulton se ne gjendje te dehur dhe depresive, pas grindjes me familjaret, Ylli i ka dhene fund jetes me vetehelmim. Hetimet e metejshme per ngjarjen i kaluan prokurorise per zbardhjen e plote te aktit te flijimit. Kater dite me pare, ne Lezhe, nje 23 vjecare i dha fund jetes po me vetehelmim, per shkak te depresionit.