Vocaj falenderon vartesit per profesionalizem
Pas arrestimit te personit, qe mbajti nen peshtjelloi per rreth nje ore qetesine ne kryeqytet, eshte mundur te kryhet edhe identifikimi i tij, Drejtori i Policise se Qarkut Tirane, Tonin Vocaj, i cili ka ndjekur nga afer operacionin, ka dale menjehere ne konference per shtyp, ku ka shpjeguar detajet e ketij aksioni, qe fatmiresisht perfundoi pa viktima dhe te lenduar. I arrestuari, ishte Romeo Llesh Leka, 25 vjec, lindur ne Lezhe dhe me banim te papercaktuar. Ne aksionin per kapjen e tij tha Vocaj, u angazhuan patrullat e pergjithshme te komisaraiti te policise nr.1 dhe nr.2 te Tiranes, si dhe forcat RENEA, por u mbeshteten edhe forcat e Policise Rugore. Ceshtja eshte marre ne dore nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, te cilet kane nisur punen per dokumentimin e plote te veprimtarise kriminale te te arrestuarit. Drejtori i Policise se Tiranes, Vocaj, falenderoi te gjitha forcat e policise per guximin dhe profesionalizimin e demonstruar, ne lirimin e vajzes se rrembyer dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu ai falenderoi qytetaret e Tiranes, per mirekutimin qe treguan me forcat e policise dhe pasqyrimin nga mediat te ngjarjes se paprecedent.
RENEA, 30 minuta negociata me pengmarresin
Ne fillim u dyshua se vajza e mare peng mund te ishte ndonje punonjese e filialit te bankes, e cila ishte grabitur, por me pas, u sqarua cdo gje. Ajo ishte nje kalimtare e rastit. Nepermjet mikrofonit, forcat RENEA, kane negociuar perreth 30 minuta me pengmarresin, duke synuar qe te ruhej qetesia e tij, deri ne organizimin e operacionit per kapjen dhe neutralizimin e tij. Pas nderhyrjes profesionale te forcave speciale RENEA, u be i mundur clirimi i vajzes se rrembyer, kapja dhe arrestimi i autorit. Gjithashtu u be i mundur edhe sekuestrimi i te gjithave parave te grabitura.