Keqtrajtohej dhe pas divorcit, denoncon ish-bashkeshortin
Durres- Megjithese ishte divorcuar me vendim gjykate, ish-bashkeshorti e dhunonte dhe kercenonte vazhdimisht. Nje 37 vjecare nga Durresi ka denoncuar dje ne komisariat ish burrin e saj. Burime zyrtare bene me dije se A. Sh., nene e tre femijeve, banuese ne lagjen nr. 8, ka pretenduar se ne vazhdimesi eshte dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga ish-bashkeshorti i saj, D. K., 40 vjec, banues ne lagjen nr. 5 te qytetit bregdetar, i padenuar me pare. "U plotesua kerkese-padia per leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes dhe materialet iu kaluan per ndjekje Gjykates se Rrethit Durres", thane burime zyrtare. Per te sqaruar rrethanat eshte shoqeruar edhe i dyshuari, qe ka rrezuar pretendimet e ish gruas se tij.