Pengmarrja qe mbajti ne ankth kryeqytetin
Ledi Koraqi
Tirane-Aksion, ku grabitja e bankave nderthuret me pengmarrje, pamje qe jemi mesuar t'i shohim neper filmat Hollivudian, kane mundur t'i shohin diten me diell dje kryeqytetasit, ne zemer te Tiranes. Nje djale i ri ka vendosur te beje realitet, enderren e tij per te pasur shume para nepermjet grabitjes, por kjo deshire ka zgjatur vetem per pak kohe. Gjithcka ze fill mesditen e dites se djeshme. Nje djale rreth te 25-tave, kishte piketuar si objekt grabitje nje nga bankat e nivelit te dyte, te filialit "Raiffeisen", qe ndodhet brenda ambienteve te Hotel "Europa Park", ose i njohur ndryshe "Rogner". Djali, i cili ne pak ore me veprimet e tij do te merrte permasat e nje personazhi te dites, ka mundur te hyje qetesisht ne nje nga hotelet me luksoze te Tiranes, te frekuentuar ne shumice nga te huaj. Nen kercenimin e armes, kur ora ka shenuar 12.30, i riu ka hyre ne fialin e bankes dhe ka detyruar punonjesen e saj, t'i jape atij parate qe ndodheshin aty. E tmerruar nga skena e jashtezakonshme, punonjesja e bankes, i ka dhene atij nje shume parash, te cilat jane marre me shpejtesi nga i riu dhe jane futur ne nje qese. Grabitesi dukej se nuk e kishte planifikuar menyren e largimit nga vendi i grabitjes, pasi me qesen me para ne duar, eshte larguar ne kembe nga Rogneri, duke marre rrugen drejt Presidences. Ne pak minuta, e gjithe zona nga Rogneri dhe pergjate Librit Universitar, eshte rrethuar nga forca te shumta te policise. Nepermjet kamerave te sigurise, te instaluara ne brendesi dhe jashte Rognerit, eshte bere i mundur identifikimi i grabitesit. Ne njeren dore ai mbante pistoleten dhe ne doren tjeter shtrengonte qesen me para, shumen e te cilave ende nuk e kishte mesuar sesa ishte.
Pengmarrja
Dhjetra kalimtare ne nje nga zonat me te populluara te Tiranes, ku kryqezohet rruga e ish-Bllokut, me Bulevardin Deshmoret e KombitI dhe rrugen "Abdyl Frasheri", kane pare "live", personin e armatosur qe levizte i coroditur ne rruge. Ne pak minuta i rrethuar nga forcat te shumta policie, grabitesi ka menduar te kryeje nje manover per t'i shpetuar kapjes. Ne momentin qe po ecte ne trotuarin perpara supermarketit "Euromax", grabitesi ka rrembyer per dore nje vajze te re qe po kalonte rastesisht aty. Me armen pistolete qe mbante ne dore, ai ia ka drejtuar vajzes ne koke, duke e kercenuar per vrasje, ndersa ne doren tjeter mbante parate. Ajo qe vihej re ne ato momente ankthi dhe paniku, ishte levizja kuturu e grabitesit, i cili fort per dore vajzen e marre peng. Rrethimi i policise eshte ngushtuar, duke izoluar qarkullimin pergjate gjithe aksit qe nga "Sheshi Uillson" dhe deri ne dalje te Bulevardit "Deshmoret e Kombit".
Operacioni
Ne alarm per cka po ndodhte ne nje nga rruget kryesore te kryeqytetit, eshte vene e gjithe policia e Tiranes. Operacioni per clirimin e pengut dhe arrestimin e autorit, eshte ndjekur nga afer nga kreret me te larte te Policise se Shtetit dhe te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane. Ne mbeshtetje te aksionit jane vene edhe forcat speciale RENEA. E gjithe skena e pengmarrjes u perqendruar ne trotuarin para "Euromax"it. Pergjate 30 minutave struktura te specializuara te policise, kane hyre ne negociata me pengmarresin, i cili nuk bindej per t'u dorezuar, edhe pse situata tashme ishte pa zgjidhje ne favor te tij. Grabitesi here i drejtonte pistoleten ne koke vajzes qe kishte rrembyer dhe here e drejtonte ndaj policise, ne forme presioni, por pa vepruar. Banoret te bllokut te pallateve prane Librit Universitar, kane pare nga shume prane te gjitha veprimet e pengmarresit, duke u bere deshmitare te nje pamje te paimagjinueshme. Rreth ores 13.00, kur ka pare se s'kishte asnje rrugezgjidhje, i riu ka vendosur te liroje pengun dhe t'i dorezohet policise. Vajza e marre peng, eshte shoqeruar dhe eshte marre ne mbrojtje nga forcat RENEA, ndersa pengmarresi, eshte prangosur dhe i shoqeruar nga dhjetra forca policie, eshte derguar ne Drejtorine e Policise, Tirane. Ne ambientet e kesaj drejtorie, eshte shoqeruar edhe vajza, e cila ka rrefyer te gjithe historine e pengmarrjes, ku ajo vete pa e ditur, u be nje nga protagonistet kryesore.