"Alo Urgjenca", paditen në polici 150 numra telefonikë
Urgjenca mjekësore pritet "të shpëtojë" nga qytetarët që kalojnë kohën duke folur në telefon me shërbimin mjekësor falas. Drejtori i Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, Mhill Geci, është shprehur dje për mediat se ka denoncuar në polici 150 numra telefonikë, që bënin thirrje false në numrat e urgjencës së Tiranës. "Shefi i urgjencës, bashkë me zyrën tonë juridike, ka përpiluar një kërkesë-padi për këta numra, që rezultojnë të kenë bërë thirrje pa arsye në telefonat tanë", tha Geci.
Sipas tij, çdo ditë në Urgjencën e Tiranës telefonojnë njerëz të papërgjegjshëm që dëshirojnë të tallen, duke bllokuar kështu linjën për ata njerëz që kanë vërtet nevojë për shërbimin mjekësor të urgjencës. "Në shumë raste njerëzit nuk kanë arritur të marrin ndihmën e parë në kohën e duhur si pasojë e telefonit të zënë", tha drejtori i ASHR-së, Geci.
Madje, në 80 për qind të rasteve, telefonatat që bëhen në këtë shërbim janë false. Pritet që organet e drejtësisë të marrin masa duke dënuar apo gjobitur personat që disponojnë këto numra.
Në shërbimin e urgjencës mundësia e gjetjes së lirë të linjës telefonike është aq e vogël, saqë shpesh njerëzit ia mbërrijnë vetë në klinikë, pa telefonuar më parë. Linja qëndron e zënë, jo nga telefonatat e shërbimit, por nga telefonatat e lojës. Mjekët shprehin shqetësim për këtë situatë të pakëndshme, ku përpos punës për trajtimin e të sëmurëve, duhet të merren edhe me personat e papunë që mbushin kohën, duke i rënë numrit falas të urgjencës.
Ky është një problem. Shakatë e disa njerëzve shkojnë deri aty saqë arrijnë të mashtrojnë me përpikëri një adresë të sajuar. Sipas mjekëve, ka ndodhur shpesh që të nisen dhe të shkojnë me ambulanca në adresa të rreme. Për pasojë, në rastet kur vërtet ka pasur qytetarë të sëmurë, autoambulancat e urgjencës nuk kanë mbërritur në kohë në destinacion.
Për shërbimin e urgjencës kanë kryesisht nevojë të moshuarit, por edhe grupmoshat e tjera që gjenden të pafuqishëm fizikisht për t‘iu drejtuar spitaleve apo ambulancave. Në Urgjencën e Tiranës paraqiten çdo ditë rreth 20 raste, ku marrin aty mjekimin e parë, më pas transportohen drejt spitalit ose në shtëpi kur nuk janë raste për shtrim në spital. Gjatë periudhës së verës, mjekët tregojnë se numri i pacientëve që ka nevojë për këtë shërbim rritet, si pasojë edhe e kushteve atmosferike.
Janë katër numra telefoni, ku mund të telefonojnë qytetarët nëse kanë vërtet një rast urgjent shëndetësor. Tre janë numra të telefonisë fikse me pagesë dhe një numër falas i urgjencës (127). Shërbimi i urgjencës është 24 orë dhe janë në dispozicion të këtij shërbimi 2 autoambulanca. Shërbimi i urgjencës ka nevojë për më shumë mjete në dispozicion, si dhe për mjete të tjera klinike. Këto dhe problemi i telefonit janë disa nga arsyet që çojnë në mosmarrjen e një shërbimi "urgjent" mjekësor.