Sigurimet shëndetësore, pagesa e mjekëve, sipas cilësisë së punës
Pagesa e mjekëve do të bëhet në bazë të performancës së tyre për ato spitale që brenda 2008 do të përfshihen në skemën e sigurimeve shëndetësore. Ky mendohet se do të jetë një stimul për shërbim më të mirë e më të specializuar ndaj pacientëve.
Është ky një ndër planet më të afërt të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH). Drejtoresha e këtij institucioni, Elvana Hana, sqaron se shumë shpejt do të paraqitet për miratim ligji për funksionimin e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ai mendohet të ndryshojë edhe mënyrat e pagesës jo vetëm për mjekët, por edhe për të sëmurët që marrin shërbime shëndetësore. Sipas Hanës, ndryshimi themelor ka të bëjë me përfshirjen e të gjitha shërbimeve publike në skemën e sigurimeve shëndetësore, si dhe krijimin e hapësirave për sektorin privat. "Pra, nëse jeni të siguruar, do të përfitoni falas ose duke paguar vetëm një pjesë të kostos të gjitha shërbimet që jepen në klinika dhe spitale, qofshin shtetërore apo private. Nëse nuk siguroheni, do të jeni të detyruar të paguani një faturë të rregullt: kjo do të vlejë edhe për spitalet publike".
ISKSH premton se brenda vitit 2008 pritet që disa spitale rajonale të përfshihen në skemën e sigurimeve, ndërkohë që për klinikat dhe spitalet private që do të hapen do të zhvillohen disa studime për standardet dhe kostot e shërbimit për të përcaktuar se në ç‘masë do të rimbursohet secili shërbim.
Në draftin e hartuar parashikohet edhe krijimi i Fondeve Private të Sigurimeve Shëndetësore Suplementare. Mendohet që këto të mbulojnë shpenzimet apo atë pjesë të kostove për shërbimet bazë që nuk përfshihen nga ISKSH.
Hana sqaron se eksperienca me shërbimin shëndetësor parësor do të jetë mjaft e vlefshme për ta përdorur atë edhe për përfshirjen në skemë të spitaleve. Më tej skema do të fillojë të shtrihet edhe në sektorin privat. Kjo është një fazë që ka nevojë për vlerësime shumë të kujdesshme, sidomos për sa u përket kostove. "Duhet të kemi parasysh që ende nuk kemi spitale të mirëfillta private, por besoj se shumë shpejt do të jepen licencat e para. Pasi këto spitale të kenë filluar aktivitetin, do të bëjmë studimet e duhura për kostot e shërbimit dhe do të vendosim çfarë do të financojmë dhe në çmasë. Kjo do të vlejë edhe për klinikat private. Nga sa kemi vërejtur për klinikat private, çmimet janë të ndryshme për shërbime të ndryshme. Zgjidhja më e mundshme është që ne të përcaktojmë një vlerë rimbursimi për çdo shërbim, pastaj klienti mund të zgjedhë vetë se ku ta marrë shërbimin duke paguar diferencën e kostos", sqaron më tej drejtoresha e ISKSH-së.