Laporta mbyll derën: Jo Lahmit e Riberisë
E përditshmja e njohur gjermane "Bild" ka intervistuar Joan Laportën, presidentin katalanas, i cili ka sqaruar pozicionin e Barcelonës në çështjen "Riberi": "Marrëdhëniet tona të mira me Bajernin e Mynihut janë më të rëndësishme sesa dëshirat për të marrë një lojtar. Riberi te Bajerni është njësoj si Mesi për ne. Tifozët nuk do ta falnin një largim të tij dhe është një gjë që as ne nuk e pranojmë". Tashmë e ardhmja e Riberisë është më pranë Juves, ndërsa Laporta ka theksuar se nuk i intereson as mbrojtësi Filip Lahm.