E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blank mbron Ranierin: Trajneri do të qëndrojë

Juventusi del në mbrojtje të trajnerit të tij. Administratori Zhean-Klaude Blank siguron se, Klaudio Ranieri do të ulet në pankinën e bardhezinjve edhe për vitin tjetër, duke përgënjeshtruar zërat se trajneri ishte në prag të largimit para përfundimit të kampionatit, nëse ai do të dështonte në Kupën e Italisë. "Ranieri është trajneri ynë dhe, çfarëdo rezultati që të arrijmë këtë sezon, ai do të jetë edhe vitin tjetër, ka thënë dje Blank. Dhjetë pikët diferencë janë shumë, por matematika thotë se, jemi ende në lojë. Jemi me këmbë në tokë, por objektivi ynë është të luftojmë deri në minutën e fundit. Kemi besim te vetja dhe jemi të përqendruar". Administratori bardhezi ka folur më pas për "tetë ndeshje të rëndësishme". "Si në Kupë, ashtu edhe në kampionat, ka vazhduar Blank, duhet të jemi njësoj të përqendruar. Duam të shkojmë përpara dhe të luftojmë deri në fund. Juve është një skuadër e madhe dhe një klub i madh. E kemi demonstruar në fushë. Mund të kemi bërë gabime, por objektivi ynë është të shikojmë gjithnjë përpara dhe të marrim më të mirën".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›