E Diel, 1 Nëntor 2026

Aloe vera, specialistja Mimoza Petani shpjegon efektet kuruese të bimës



Aloe vera, me më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht, që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim, e ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv Acemannan, një kompleks karbohidratesh, i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Kjo rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve. Përbërësit e ndryshëm aktivë të bimës pastrojnë dhe forcojnë në mënyrë stimulante zorrën dhe i japin një mbështetje të madhe organit më të madh të imunitetit në trupin e njeriut. Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues, që gjenden te bima e aloe veras, si: vitaminat A, C, E dhe efektet e padiskutueshme nga shkenca, të cilat përdoren për të luftuar sëmundjet dhe masat paraprake për kancerin, ia vlejnë të përcaktohen si të mira.
Vetitë
Përbërësit dytësorë bimorë të aloe veras e ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe shtatë aminoacide kryesore. Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, bën një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, krijon një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementet e gjurmëve në aloe vera janë të një rëndësie të madhe. Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasi shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për të pasur një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit. Tashmë edhe në vendin tonë dihet dhe njihet që bima aloe vera është një nga bimët më të njohura dhe më të përdorura në mjekësinë alternative. Ajo shfrytëzohet në ushqim, por edhe në kozmetikë si një shtesë aktive biologjike me substancë ushqyese. Aloe vera vepron si një antioksidant i shkëlqyer, sidomos kur bëhet fjalë për veprimin pozitiv që ajo ka si mbrojtëse e gurëzimit të veshkave.
Lëkura
Si fytyra ashtu edhe trupi nuk duhen lënë pas dore. Duke pasur parasysh lëkurën e fshehur pas veshjeve të rënda paraqiten probleme si lajmërim për ne se trupi po mbrohet dhe është nën ndikimin e stresit. Në këtë rast, djersitja si në dimër edhe në verë është rrezik. Lëkura e djersitur është e parehatshme dhe shpesh mund të ftohesh. Në shpinë paraqiten puçrra ose njolla (pavarësisht nga mosha ose gjinia). Kështu që, si femrat ashtu dhe meshkujt, duhet të përdorin produkte për qarkullimin e mirë të gjakut, të cilat çlirojnë poret e trupit dhe psikikën. Këto duhet të jenë preparate të butë që e pastrojnë lëkurën në thellësi. Përbërësit mund të jenë të ndryshme si: për qetësimin e lëkurës, stimulimin dhe rigjenerimin. Këshilla kryesore për të gjithë ata që i mundon lëkura e thatë është të përdorin produkte me aloe vera BIO, e cila duke qenë 100 për qind bimore nuk jep probleme alergjike. Po kështu, mund të përdoren edhe vajra (si ai i xhojobës, avokados, ederës), të cilët e ruajnë dhe higjienën e lëkurës. Kremi i kalendulës që luan një rol kryesor në rigjenerimin e lëkurës është tepër i efektshëm edhe për tu mbrojtur nga dielli. Kalendula ose kumaku është antiseptik dhe e zbut lëkurën. Ky krem është ideal sidomos për lëkurat e thata, të dëmtuara, me plagë.

Përdorimi i brendshëm i aloe vera
Ilaçi më i përshtatshëm për trajtimin e brendshëm është lëngu i aloe verës. Ai mund të qetësojë problemet heterogjene dhe shkaqet e tyre. Efekti i saj në zorrë si organi më i madh imunitar në trupin e njeriut është shumë i vlerësuar. Fuqia shëruese e këtij ilaçi të vjetër dhe të mirat e tij në sistemin e imunitetit përforcojnë të gjithë organizmin, balancojnë aftësitë vetëshëruese të trupit të njeriut, krijojnë harmoni dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Kërkimet shkencore tregojnë se kur aloe vera merret për përdorim të brendshëm ka një ndikim pozitiv në rruazat e bardha duke rritur rezistencën e tyre kundër viruseve të infiltruara. Një shumë e madhe ushqyesish vitaminozë dhe mineralesh mbështesin shëndetin dhe mirëqenien duke krijuar bazën për vitalitetin dhe entuziazmin për jetën. E rëndësishme është të bëhet dallimi ndërmjet produkteve aloe vera që përmbajnë aloinë, të cilët janë kryesisht laksativë, dhe produkteve pa aloinë, të cilëve u referohemi në këtë tekst. Aloina përftohet nga prerja e shtresës së aloinës së gjethes dhe përmban substanca laksative. Vetëm vitaminat dhe substancat jetësore të palcës përdoren për përdorim të mëtejshëm. Këto substanca në përdorim të jashtëm apo të brendshëm e ndihmojnë trupin tonë të vetëshërohet dhe të qëndrojë i shëndetshëm.

22 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›