Bugatti Veyron, super i shpejtë, me 1.200 kuaj fuqi
Dikur automjeti më i shpejtë në botë, “Bugatti Veyron” së shpejti ndërpret së prodhuari, mirëpo duket se nuk do të na duhet të presim gjatë për të parë trashëguesin e tij. Edhe pse disa, sikurse shefi i McLarenit Ron Dennis, do të thonë se “Veyron” është një makinë pa cilësi, në fakt bëhet fjalë për automjetin e parë serik, i cili ka kaluar kufirin magjik të shpejtësisë prej 400 kilometrash në orë, edhe pse në botë ka modele më të shpejta, të paktë janë ata që janë aq të sofistikuar dhe që mund të shtyhen me 1 001 kuaj fuqi që ka “Bugatti”. Për trashëguesin e “Veyron”-it po spekulohet prej një kohe të gjatë, e në lidhje me këtë ka folur publikisht edhe ish-drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Ferdinand Piëh, i cili në universitetin teknologjik vjenez ka zbuluar se “Bugatti” është në përgatitje të super “Veyron”-it me 1.200 kuaj fuqi. Bugatti W16 me katër turbo-mbushës është në gjendje të zhvillojë shumë më shumë se 1.001 kuaj fuqi nuk është kurrfarë fshehtësie, mirëpo mediet supozojnë se ai do të duhej të “dobësohej” për afro njëqind kilogramë për të arritur ndonjë të qindtë të sekondës më shpejt deri në njëqind kilometra në orë sesa 2.5 sekonda sa i ka tani, e po ashtu edhe shpejtësia maksimale më e madhe se 416 kilometra në orë, do të duhej të vendosin super Veyronin në vendin e parë të automjeteve më të shpejta në botë.
Guigiaro Quaranta
Automjeti me stil romak
“Quaranta” quhet projekti i fundit i “Guigiaro Quaranta”, i cili është një koncept romak i paraparë që të përdoret si taksi.
Koncepti “Quaranta” ishte “zbuluar” në panairin në Gjenevë në 2008, duke shënuar kështu 40-vjetorin e shtëpisë së projektimit.
Forma ekzotike, e kombinuar me “Toyota Hybrid Synergy Drive” hibride, me 3,3 – litër motor V6, i ndihmuar nga panelet speciale diellore, do të ishte diçka e pazakontë për një makinë që është e projektuar të përdoret si taksi. Në bazë të performancave që paralajmërohen, ky prodhim do të ishte hibridi më i shpejtë, që do të arrinte 100 km/orë shpejtësi, vetëm për 2.4 sekonda.
Tashmë na ngelet të presim, se kur do ta shohim këtë kryevepër nëpër rrugët e Romës.
Hotmail
Sjell mundësi të reja shërbimi
Rritja e shpejtë e numrit të përdoruesve të “Google Gmail” si dhe fakti që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri më i madh i përdoruesve shfrytëzojnë shërbimin “Yahoo” shtyjnë kompaninë Microsoft që të ndërmarrë hapa të caktuar. Hapi i fundit i kompanisë është përditësimi i mundësive të shërbimit “Hotmail”.
“Microsoft Hotmail Webmail” është shërbimi me numrin më të madh të përdoruesve në botë. Aktualisht janë të regjistruar pothuajse 350 milionë llogari në mbarë botën, mirëpo kompaninë e brengos e dhëna se numri i rritjes së përdoruesve është ngadalësuar me kalimin e viteve. Konkurrentët në këtë fushë shënojnë rezultate më të mira që shtyn “Microsoft”-in të bëjë diçka në lidhje me këtë. Sipas paralajmërimeve, Hotmail bëhet me dy ndryshime kryesore: mundësi më të mira të manipulimit me fotografi dhe dosjeve të paketës softuerike për zyre, Office, brenda vet konfiguracionit të webmailit.
Google TV
Vizioni i së ardhmes së televizionit
Google ka paraqitur një projekt ambicioz të emëruar Google TV, e cila është një platformë softuerike që do të mundësojë një formë të përzierjes së internetit dhe televizionit. Si mund të procedohet në këtë rast? Kur të keni përpara pajisjen “Google TV”, do të keni një fushë për kërkim, ashtu siç ndodh me makinën e kërkimit të internetit të Google. Atje do të shkruani atë që doni të shihni dhe “Google” do ta mundësojë në formatin e televizorit. Këto mund të janë kanalet standarde televizive, shërbime streaming nga interneti apo video-shërbimet siç është i popullarizuari YouTube. Veç kësaj, “Google TV” do të mbështesë edhe aplikacionet e ngjashme me ato në celularët me Android të cilat do të mund t’i shfrytëzoni derisa shikoni programin televiziv.
22 Maj 2010