Kostumet e plazhit, modelet e reja që propozojnë stilistët
Ashtu si edhe stina e verës, kostumet e plazhit për këtë vit do të jenë plot ngjyra dhe sharm. Ato janë seksi, provokuese dhe femërore dhe, me sa duket, trendi i këtij viti do të jetë bikini.
Në këtë rubrikë do t’ju prezantojmë me tendencat e modës së plazhit dhe kostumet e banjës verë 2010. Këtë verë, tendencë në modën e plazhit janë bikini miks, kostumet “e shkurtuara”, pamje marinarësh dhe stampat ekzotike. Ndërsa ngjyra e plazhit do të jetë blu.
Bikini
Ishte paksa e vështirë beteja midis bikinit dhe kostumeve të lidhura, por për sezonin veror 2010 do të jenë përsëri bikinit që do të dominojnë të gjitha plazhet. Janë shumë seksi, provokuese dhe femërore. Trendi më i fundit është bikini, ku nuk do të ketë më kostume standard, në këtë stinë do të ketë copa sipas shijes.
Rripat
Shumë në modë këtë vit do të jenë edhe rripat e lartë, të cilët gjenden në të gjitha versionet. Drejt, me dy vargjet që fillojnë nga nyjë e mesme me pas qafës së tij, por edhe kjo është e re, me forma nga më të ndryshmet dhe materiale të buta e komode.
Trekëndëshat
Përveç “Top Bandeau”, do të shohim dhe kostumet klasike, që këtë sezon do të na habisin, do të jenë shumë të vogla, pantallona të shkurtra dhe mbathjet me dantella dhe me lidhëset provokuese në anët e vitheve. Mbathjet:Një detaj i gjallë janë mbathjet me “frill” që formojnë një skaj të vogël. Ndërsa janë zhdukur disi bikinit e frymëzuara nga kohët e shkuara, me mbathje që shkonin deri në kërthizë, pasi në sezonet e mëparshme, ne kemi parë në pista shumë modele të tilla, por në fakt nuk kanë arritur në të vërtetë në plazh.
Kostumet e prera
Dhe pse të bëra për një kostum të lidhur, do të keni një zgjedhje shumë të zgjeruar. Të gjithë njohim të ashtuquajturat kostumet “Cut out”. Këtë sezon do të jenë dhe më tepër të kërkuara dhe të rafinuara. Sa andej-këtej do të shihen prapë kostumet asimetrike me një rrip të vetëm.
Kostumet marinare
Look-u i marinarëve do të jetë si për kostumet e lidhura dhe ato të ndara, “bikini”. Moda e plazhit do të ngjyroset me vijat bardhë e blu dhe me detaje të kuqe. Do të jetë edhe shumë e mbushur me detaje erërash. Janë shumë të propozuara tonalitetet blu. Neve na pëlqejnë në mënyrë të theksuar ato me tonalitet blu kobalti. Janë tepër të këndshme dhe rifreskuese.
Ngjyrat dhe stampat
E zeza dhe transparentja. Janë tepër të bukura dhe tonaliteti i tyre është frymëzuar nga shkretëtira (e kuqja, portokallia). Kemi folur për ngjyrën blu, të bardhë dhe të kuqe, përveç të tjerash do të shohim dhe shumë fantazira të vogla dhe të rafinuara. Stampa të qëndisura, stampa grafike në ngjyra të frymëzuara nga Afrika, kostume ekzotike dhe të rafinuara.
22 Maj 2010