Murinjo: “Vetëm nga Zoti kam frikë!”
Trajneri i Interit: “Liga e kampioneve është si një Botëror i vogël”. Sot në “Santiago Bernabeu” luhet finalja për “mbretin” e ri të Europës
Inter apo Bajern, Hoze Murinjo apo Van Gal, Zaneti apo Vam Bomel, Snajder apo Roben. Kush do të triumfojë dhe do të ngrejë trofeun në “Santiago Bernabeu”, në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve. Të dyja skuadrat vijnë në përballjen e pestë historike midis tyre pas fitimit, secila nga dy trofe në vendet përkatëse (kampionatin dhe kupën). Në Madrid, njëra prej tyre do të vendosë një rekord në historinë e Italisë apo Gjermanisë. “Tripleta” do të bëjë të pavdekshëm, njërin prej tyre: Murinjon ose Van Galin, si trajner i tretë që ka fituar Ligën e Kampioneve me dy skuadra të ndryshme. Murinjo ka fituar më parë më Porton, Van Gal me Ajaksin. Tani portugezi synon ta bëjë me italianët Interit, holandezi me gjermanët e Bajernit. Sfida ka shumë sfida brenda saj. Emocione të fuqishme, por dhe ndonjë hakmarrje. Për më tepër rikthimi në “Santiago Bernabeu” si finalist i Uesli Snajderi të Interit dhe Arjen Roben të Bajernit, nga “shtëpia” kU gati një vit më parë i përzunë si të padobishëm.
MURINJO – Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, në konferencën e tij për shtyp tha se e gjithë vëmendja e tij ishte e fokusuar te finalja kundër Bajernit dhe askund tjetër. “Çfarë kam mësuar nga Van Gal në Barcelonë? Punuam së bashku tre vjet te Barcelona, ku shtëpia ime dhe e tij ishin në një distancë prej 50 metrash, duke punuar 24 orë. Kam pasur një raport special me të. Më dha besim të plotë. Kam punuar si një kafshë, por më shumë kënaqësi, dhe natyrshëm që kam mësuar shumë prej tij. Mund të flas vetëm mirë nga ajo eksperiencë, duket sikur po flas për dje, por në të vërtetë ka ndodhur 13 vjet më parë. Me mua ka qenë fantastik”. Interi ka 45 vjet që nuk fiton Ligën e Kampioneve. “Mund të them se për interistët është një ngjarje e jashtëzakonshme, pasi 45 vjet janë shumë, dhe shumica e tifozëve nuk kishin lindur, kështu që për ta do të jetë speciale. Do të jetë një ndeshje super me Bajernin, pasi përballë do të jenë dy skuadra fituese në fushë”. Kjo mund të jetë finalja dhe ndeshja e fundit e Murinjos si trajneri i Interit. “Zemra do të rrahë fort, temperatura e trupit do të më ngrihet. Kjo historia e Madridit nuk përfaqëson ndonjë problem për mua. Kush luan finalen nuk mund të mendojë për asgjë tjetër”. Murinjo ka fituar një Ligë të Kampioneve me Porton dhe midis të tjerash, gjashtë kampionate me tri skuadra të ndryshme, dy me Porton, dy me Çelsin dhe dy me Interin. Por a është kjo ndeshje më e rëndësishme në karrierën e tij? Portugezi: “Po, sigurisht. Përpara çdo ndeshje nëse do të fitosh duhet të mendosh gjithmonë se kjo është gjimë e rëndësishmja, edhe pse mund të jetë Kupa e Italisë. Më pas arrin në finalen e Ligës së Kampioneve që mund të të japë titullin më të rëndësishëm për klubet, pasi e konsideroj një gjë të vogël Botërorin e klubeve, dhe është normale që ti duhet ta fitosh”. Trajneri i Bajernit, Van Gal, ka thënë se Bajerni i tij është më sulmues në raport me Interin më mbrojtës. Mou: “Ndoshta nuk ka parë shumë ndeshje tonat, pasi në realitet kemi luajtur shumë ndeshje në sulm”.
Ish-ët: “Van Gal, si Hitleri”
Interi mund të llogarisë edhe një “grup special” për finalen: brazilianët, të cilët dikur kanë qenë nën urdhrat e trajnerit të Bajernit, Luis van Gal. Të gjithë këta bëjnë tifo tani për Interin. “Shpresoj që Interi të fitojë 15-0, - tha mesfushori Xhovani, i cili luante me Barcelonën e drejtuar nga trajneri holandez. “Van Gal ishte një trajner arrogant, një Hitler i vërtetë. Për fat të mirë pas tij ishte Murinjo, simpatik, njerëzor, e që dinte të fliste me lojtarët”. Ish-ylli i Barcelonës e Milanit, Rivaldo: “Van Gal më lodhte, ishte dikush që kishte zemërimin në zemër dhe ishte plot urrejtje”.
Lusio: “Bëjmë detyrën dhe fitojmë”
Për Lucimar Ferreira da Silva, apo shkurt Lusio, do të jetë një finale e veçantë. Mbrojtësi brazilian u transferua verën e kaluar te Inter, pikërisht nga Bajerni i Munihut, ku luajti për pesë sezone. Lusio pohoi se ndihet shumë mirë te Interi. “Jam i lumtur këtu. Fituam Kupën e Italisë, titullin dhe të shtunën kemi finalen e madhe. Bajern është një skuadër e madhe. Murinjo dëshiron që ne të luajmë më shumë në mbrojtje, të përqendruar në ndeshje. Funksionoi kundër Çelsit dhe Barcelonës, nëse çdo lojtar do të bëjë detyrën e tij do të fitojmë”
Van Bomel: “Synojmë tripletën, si Interi”
Kapiteni i Bajernit të Munihut, Mark van Bomel, ndihet i emocionuar që do të luajë në finalen e madhe. “Të luash në këtë stadium (“Santiago Bernabeu”) do të jetë shumë bukur, është një emocion i madh të jesh. Sigurisht që dëshirojmë të fitojmë edhe këtë kupë për të fiksuar tripletën historike, i njëjti objektiv që kërkon edhe Interi. Kemi shumë besim te Robeni, për ne është një lojtar thelbësor, nuk e kuptoj se si Real Madrid e la të ikte. Ka një ndjenjë të mirë midis të gjithë lojtarëve dhe të gjithë ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.
Bajern –Inter, statistikat e mëdha
Përpara se futbollistët e të dyja skuadrave të sfidojnë njëri-tjetrin në “Santiago Bernabeu”, ekspertët e statistikave kanë përgatitur dosjen e krahasimeve midis dy ekipeve.
Pikat e forta
BAJERNI – Bajerni ka shënuar në çdo transfertë sezonale në Ligën e Kampioneve. Me 21 gola janë shënuesit më të mirë në kompeticion, Interi ka realizuar 15 gola.
INTERI – Deri në këtë fazë finale, Interi ka pësuar 9 gola, Bajerni, 13. Zikaltërit kanë realizuar në minutat 31-45, 16 gola, Bajerni gjatë këtij minutazhi vetëm 2 gola.
BILANCI BAJERN-INTER
1988-1999 Bajern-Inter 0-2 3-1 Kupa UEFA
2006-2007 Inter-Bajern 0-2 1-1 Liga e Kampioneve
Bilanci: 4 ndeshje; 2 fitore Bajerni, 1 barazim, 1 fitore Interi. Golaverazhi: 6-4; kualifikimet: 1-0.
Pse duhet të fitojë Bajerni?
Është një skuadër kompakte, ka eliminuar Mançester Junaitid dhe Lionin. Finalja e tij e fundit daton në vitin 2001. Trajneri Van Gal është profesori i Hoze Murinjos.
Pse duhet të fitojë Interi?
Del në finalen e Ligës së Kampioneve pas 38 vjetësh dhe nuk e fiton atë prej 45 vjetësh. Zikaltërit eliminuan kampionen në fuqi, Barcelonën dhe Çelsin.
Interi kundër ekipeve gjermane
Bilanci: 32 ndeshje; 16 fitore Interi, 8 barazime, 8 fitore skuadrat gjermane; golaverazhi 57-33; kualifikimet 9-3
Bajerni kundër ekipeve italiane
Bilanci: 24 ndeshje; 8 fitore Bajerni, 4 barazime, 12 fitore skuadrat italiane; golaverazhi 28-30; kualifikimet 3-4
Bilanci i kombëtareve Itali-Gjermani
Bilanci: 29 ndeshje; 14 fitore Italia, 8 barazime, 7 fitore Gjermania, golaverazhi 44-33.
PROTAGONISTËT E MËDHËNJ
Bajerni: Trajneri holandez, Luis van Gal, i dhuroi dy trofe këtë sezon bavarezëve: kampionatin gjerman dhe Kupën e Gjermanisë. Super-ylli i skuadrës është holandezi Arjen Roben.
Interi: Trajneri portugez, Luis van Gal, i dhuroi dy trofe këtë sezon zikaltërve: kampionatin italian dhe Kupën e Italisë. Super-ylli i skuadrës është holandezi Uesli Snajder.
Peshorja e basteve
Interi është favorit për të fituar trofeun e Ligës së Kampioneve në raport me Bajernin e Munihut. Koeficienti i fitores së Interit kuotohet 1.5, ndërkohë që ai Bajernit është në kufirin 2.3.
Stadiumi “Santiago Bernabeu”
Stadiumi madhështor “Santiago Bernabeu” është inauguruar, më 14 dhjetor 1947. Ka një kapacitet prej 80 mijë e 354 vendesh. Është hera e katërt që luhet një finale: 1957, 1969, 1980 dhe 2010.
Hauard Ueb, polici i finales
Gjyqtari anglez Haurad Ueb, një ish-polic, do të drejtojë finalen e Ligës së Kampioneve, Bajern-Inter. Ueb, 38 vjeç, gjyqtar i FIFA-s nga viti 2005, i ka gjykuar më parë të dy finalistët.
DREJT FINALES
RRUGA E BAJERNIT
FAZA E GRUPEVE
Bajern M.-Juventus 0-0
Bordo- Bajern M. 2-1
Makabi H.- Bajern M. 0-3
Bajern M.-Makabi H. 1-0
Bajern M.-Bordo 0-2
Juventus- Bajern M. 1-4
RENDITJA
1. BORDO 6 16
2. BAJERN Munih 6 10
3. Juventus 6 8
4. Makabi Hajfa 6 0
FAZA E 1/8-ve
Bajern M.-Fiorentina 2-1
Fiorentina- Bajern M. 3-2
ÇEREKFINALJA
Bajern M.-Manç.Jun. 2-1
Manç.Jun- Bajern M. 3-2
GJYSMËFINALJA
Bajern M.-Lion 1-0
Lion- Bajern M. 0-3
RRUGA E INTERIT
FAZA E GRUPEVE
Inter-Barcelona 0-0
Rubin Kazan-Inter 1-1
Inter-Dinamo Kiev 2-2
Dinamo Kiev-Inter 1-2
Barcelona-Inter 2-0
Inter-Rubin Kazan 1-1
RENDITJA
1. BARCELONA 6 11
2. INTER 6 9
3. Rubin Kazan 6 6
4. Dinamo Kiev 6 5
FAZA E 1/8-ve
Inter-Çelsi 2-1
Çelsi-Inter 0-1
ÇEREKFINALJA
Inter-CSKA Moskë 1-0
CSKA Moskë-Inter 0-1
GJYSMËFINALJA
Inter-Barcelona 3-1
Barcelona-Inter 1-0
22 Maj 2010