E Diel, 1 Nëntor 2026

Lotito: “Tare, profesionist i madh me kredibilitet ndërkombëtar”Presidenti i Lacios: “Me Taren kam zgjedhur një person me profesionalistet të madh. Nuk është e thënë që ish-lojtarët, vetëm sepse kanë bërë disa gola tridhjetë më parë, duhe

“Duhet të hapim një cikël të ri”. Kjo është fraza e presidentit të Lacios, Klaudio Lotito. Dhe për këtë bosi bardhekaltër i skuadrës së njohur së Serisë A ka zgjedhur prej muajit gusht të këtij viti të punojë me shqiptarin Igli Tare.

Mediat italiane e konsiderojnë si një nga risitë e Lacios përfshirjen në stafin drejtues të ish-sulmuesit lacial dhe ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare.

Vetë Lotito, gjatë një interviste të gjatë për gazetën e njohur italiane “Il Tempo” ripërsëriti edhe një herë arsyet e argumentet për zgjedhjen në këtë post të lart drejtues, atë të drejtorit sportiv, të një ish-futbollisti shqiptar dhe jo të një ish-futbollisti italian apo të një kombësie tjetër.

“Përse e angazhova Taren? Panorama e drejtorëve sportivë nuk është në lartësinë e duhur. Igli është një djalë serioz, flet pesë gjuhë dhe mëshiron vlerat e Lacios. E njeh shumë mirë këtë botë dhe ka një kredibilitet ndërkombëtar”, - pohoi presidenti i Lacios, Klaudio Lotito.

I pyetur nga “Il Tempo”, se nëse do të ishte më mirë të zgjidhej një lojtar lacial me një kohë më të gjatë në klub, bosi bardhekaltër përgjigjet.

“Me Taren kam zgjedhur një person me profesionalistet të madh. Nuk është e thënë që ish-lojtarët, vetëm sepse kanë bërë disa gola tridhjetë më parë, duhet të qëndrojnë më forcë në klub. Kinalja ishte shumë i mirë për të kaluarën, por unë dëshiroj të ndërtoj të ardhmen”.

Një nga projektet më të mëdha të Lacios është edhe ndërtimi i një stadiumi tërësisht për të, të cilin Lotito parashikon se duhet të përfundojë në vitin 2012. 

E Shtune, 20 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›