E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërbuni turpëron Skënderbeun: 3-0 në PukëGjithsesi, Skënderbeu tashmë në kuotën e 33 pikëve, mbetet sërish në vendin e parë. Të dielën do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës së 15-të: Skrapari-Sopoti dhe Laçi-Naftëtari, ku laçianët

Skënderbeu, kryesuesi dhe kampioni i dimrit i Kategorisë së Parë, pësoi një humbje të thellë 3-0 me Tërbunin në Pukë në javën e 15-të të këtij kompeticioni. Për korçaret kjo ishte humbja e tretë sezonale dhe e treta në transfertë. Gjithsesi, Skënderbeu tashmë në kuotën e 33 pikëve, mbetet sërish në vendin e parë.

Gramozi i Ersekës – e përfundoi me dhjetë lojtari takimin, pas ndëshkimit të Armand Cakës - barazoi 1-1 në Bilisht me vendasit, në një takim që u shoqërua me momente tensioni në pesë minutat e fundit të saj, kur edhe dy shënuan të dy golat, i pari nga miqtë nga Erseka më anë të brazilianit Oliveira. Kolonjarët protestuan për golin e Bilishtit, të parregullt sipas stafit teknik të Gramozit, madje pati tension në tribunën “VIP”.

Kastrioti fitoi me Turbinën me rezultatin e ngushtë 2-1, duke u barazuar me pikë me Gramozin (nga 27), ndërkohë që Dajti fitoi 1-0 me Pogradecin, falë eurogolit të Ervin Kryemadhit.

Trajneri i Luftëtarit, Mustafa Hysi e nisi me një barazim rikthimin e tij në një ndeshje të vendosur në fundin e takimit, kur Amarildo Dimo realizoi me kokë golin e barazimit në minutën e 90-të.

Burreli fitoi pastër me Besëlidhjen e Lezhës, falë dy golave të realizuar nga Zenel Radaj (26’) dhe Elvis Neli (50’).

Të dielën do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës së 15-të: Skrapari-Sopoti dhe Laçi-Naftëtari, ku laçianët kanë shansin të kapin vendin e dytë në rast se fitojnë me kuçovaret e vendit të fundit.

KATEGORIA E PARË
Java 15

Të shtunën, 20.12.2008

Tërbuni-Skënderbeu 3-0
Kastrioti-Turbina 2-1
Dajti-Pogradeci 1-0
Bilisht Sport-Gramozi 1-1
Luftëtari-Ada 1-1
Burreli-Besëlidhja 2-0

Të dielën, 20.12.2008

Laci-Naftëtari
Skrapari-Sopoti

RENDITJA PAS JAVES 15
1.     Skënderbeu    33
2.     Gramozi     27
3.     Kastrioti     27
4.     Laçi         26
5.     Tërbuni     25
6.     Burreli     23
7.     Dajti     23
8.     Turbina     20
9.     Luftëtari     19
10.     Sopoti     18
11.     Besëlidhja     18
12.     Ada         16
13.     Bilisht Sport     14
14.     Pogradeci     14
15.     Skrapari     13
16.     Naftëtari     10

E Shtune, 20 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›