Alonso: Nuk tërhiqem pa fituar sërish
Fernando Alonso flet për të ardhmen e tij: "Nuk do të tërhiqem nga Formula 1, pa e fituar sërish titullin kampion". Në një intervistë të gjatë, dhënë për një emision radiofonik spanjoll, "Cadena Ser", ish-kampioni i dyfishtë i botës bën të njohur dëshirën për t‘u rikthyer te titulli i shumëlakmuar i kampionit të botës, të cilin e ka fituar më parë në vitin 2005 dhe 2006. Alonso premton luftë për sezonin 2009: "Besoj se sezonin tjetër do të jem në lartësinë e duhur për të luftuar për trofeun botëror. Këtë vit nuk mundesha ta bëja një gjë të tillë, prandaj për mua nuk ishte problem se kush do të fitonte, Masa apo Hemiltoni".