E Diel, 1 Nëntor 2026

"Veprova drejt kur refuzova Çelsin"

Stiven Xherard është penduar që në të kaluarën kërkoi të largohej nga Liverpuli për t‘u bërë pjesë e Çelsit. Blutë sapo ishin blerë nga milioneri Roman Abramoviç dhe e shihnin mesfushorin e "Reds" si një prej lojtarëve që i nevojiteshin skuadrës. Edhe Xherard ishte dakord me transferimin, pasi ai dukej i mërzitur nga fakti se Liverpuli nuk arrinte të ishte konkurrente serioze për të fituar titullin në Angli. Por, tashmë që skuadra e Benitez është një prej pretendenteve në Premiership, lojtari tha: "Vetëm kur rritesh e kupton sesa e rëndësishme është të luash për Liverpulin. Kur kujtoj ofertat e Çelsit, më bëhet qejfi që nuk u largova".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›