Juventus, Shvajnshtajger nuk i intereson më
Juventusi është tërhequr tashmë nga gara për të blerë talentin e ri gjerman, Bastian Shvajnshtajger, nga Bajerni i Mynihut. Lajmin e bëri të ditur dje gazeta e përditshme sportive spanjolle "As", e cila e jep si të përfunduar kalimin e talentit 24-vjeçar të bavarezëve për te Reali i Madridit. Në fakt, Juventusi është tërhequr nga kjo nismë, sepse objektivi i saj i parë është ylli i ri francez, Karim Benzema. Bajerni i Mynihut është tashmë i detyruar të humbasë lojtarin, pasi ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën. Prandaj hipoteza më bindëse është ajo e kalimit të tij te madrilenët.