Arsenali, në garën për Podolskin
Sipas shtypit anglez, në garë për të marrë Lukas Podolskin është edhe Arsenali. Londinezët do të rivalizojnë me Mançester Sitin dhe Realin e Madridit, të cilat e kanë futur prej kohësh në listën e objektivave emrin e 23-vjeçarit të Bajernit të Mynihut. Talenti ka shënuar 31 gola në 60 ndeshje të luajtura në kampionatin gjerman të futbollit. Presidenti i Bajernit, Bekenbauer, është i hapur për shitjen e mundshme të Podolskit, por me një kusht: në pjatë të hidhen jo më pak se një shumë prej 12 milionë sterlinash, e përafërt me 14.5 milionë euro. Tani pritet reagimi i konkurrentëve të tjerë në këtë garë.