Ranieri: Titullin? E fiton Interi
Juventusi është në rrugë të mbarë. Pasi la pas Zenitin, skuadra e Klaudio Ranierit mendon për Rexhinën. Ka një dëshirë të madhe për të demonstruar se humbja e San Siros ndaj Interit ishte vetëm një parantezë. "Rexhina është një test i mirë. Vitin e kaluar kemi humbur në Granilo, është një skuadër që luan një futboll të mirë, me topa në tokë dhe vjen nga dy fitore radhazi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, duhet të jemi të bashkuar dhe të vendosur, pasi vetëm kështu mund të fitojmë", tha dje trajneri i bardhezinjve. Humbja e Interit në Champions nuk duhet të krijojë iluzione: "Nuk e di nëse edhe humbja e tyre ishte një rastësi. Ne do të vazhdojmë atë që kemi bërë deri tani, pasi vetëm kështu mund të përmbushim projektin tonë. Dua të përmirësohemi edhe më shumë". Por, hapat përpara synohen të bëhen duke mos parë gabimet e skuadrave të tjera. Ranieri nuk flet për objektiva përfundimtare, por kërkon vetën përmirësim në krahasim me sezonin e kaluar. "Janë të tjerët që duhet të fitojnë titullin, kurse ne duhet të luajmë gjithnjë e më mirë. Interi duhet ta fitojë kampionatin, Milani e ka deklaruar publikisht se pa Champion League do të mendojë vetëm për titullin. Ndërsa ne nuk e kemi të detyrueshëm fitoren e titullit. Kemi thënë se momenti i mirë vazhdon, por tashmë duhet ta konfirmojmë këtë edhe kundër Rexhinës, ku duhet të japim 110%".
Por edhe në Champions League, Juventusi po luan mirë, pa vënë në diskutim nëse përballë ka një skuadër të madhe apo të vogël. "Nuk kemi menduar se deri ku do të shkojmë. Pas ndeshjes ndaj Zenitit kaluam një grup, që në letër ishte më i vështiri. Këtu ka meritë klubi dhe i gjithë grupi, i cili ishte i shkëlqyer. Kemi luajtur njësoj me të gjithë, pa marrë parasysh nëse luanim ndaj një skuadre të vogël apo ndaj emrave të mëdhenj". Megjithatë Juve përballet me dëmtimet e shumta, ku ka optimizëm për Bufon e Trezege, ndërsa për Poulsen, Tiago e Zaneti do të duhet ende kohë. Zaneti nuk është grumbulluar ndaj Rexhinës: të shikojmë si do jetë situata për të, thotë Ranieri. Ne i presim të rikthehen të gjithë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në skuadër ka pasur në njëfarë mënyre rotacion lojtarësh. "Nuk ka qenë qëllimi ynë të zbresë një ditë një skuadër dhe një ditë një skuadër tjetër. Por kjo do të thotë se luajnë vetëm ata që janë në formë". Por Ranieri pohon se nuk do të ndërhyjë në merkato: "Jemi shumë edhe kaq sa jemi".