E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso, Reali përgatitet për çmendurinë e radhës

Madrid - Reali i Madridit nuk di të ndalet në këtë merkato të çmendur që ka nisur nën drejtimin e Florentino Perezit. Objektivi i radhës për madrilenët është mesfushori i Liverpulit, Ksabi Alonso. “The Sun” bën të ditur se Reali është i gatshëm të shkëmbejë "kokë për kokë" holandezin Arjel Roben me Alonson.

Reali i ka ofruar Liverpulit 18 milionë euro, por këta të fundit kërkojnë 27 milionë për kartonin e futbollistit spanjoll. Vlera e Robenit është e përafërt me shumën që kërkon Liverpuli, dhe Perezi mendon ta përdorë atë për shkëmbim. Presidenti i “Mbretëreshës” nuk ka ndërmend të shpenzojë më shumë, pasi deri tani ka harxhuar 142 milionë euro për të marrë Rikardo Kakanë dhe Kristiano Ronaldon.

Megjithatë, Reali ka edhe një plan B. Nëse negociatat për shkëmbimin Roben-Alonso dështojnë, atëherë spanjollët do të ofrojnë Gabriel Henzen dhe 18 milionë euro, vetëm e vetëm për të marrë Alonson në Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›