Ronaldo-Kakà, xhelozitë e para
Madrid - Ende nuk janë takuar si shokë skuadre dhe kanë nisur xhelozitë midis dy neo-galaktikëve të Realit, bashkëjetesa e të cilëve brenda dhe jashtë fushës premton shkëndija. Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldo dhe Kakà. Në fakt ishte portugezi i pari që nisi nga xhelozia pasi nuk pëlqeu faktin që drejtuesit e Realit vendosën t’i prezantonin të dy bashkë në një konferencë të përbashkët. Ronaldo e kërkon vëmendjen vetëm për vete.
Kristiano Ronaldo ndodhet në Madrid dhe këto ditë pritet të hedhë firmën mbi kontratën multimilionare, por menjëherë ka shfaqur shenja pakënaqësie për faktin se do i duhet të presë Kakanë në 30 qershor kur të kthehet nga Kupa e Konfederatave për të bërë prezantimin zyrtar. Një “vonesë” e papranuar nga ish-ylli i Mançesterit.
Përsa i përket merkatos, Perez po studion çështjen e mesfushorit të Liverpulit Xabi Alonso dhe është i gatshëm të ofrojë Roben plus para për ta patur në skuadër.