Schumacher nuk mendon për pensionim
Ekipi Mercedes nuk e ka ndërmend ta dërgojë në pension ngasësin Michael Schumacher. Këtë e ka thënë zyrtari i këtij ekipi, Norbert Haug, që e ka përjashtuar mundësinë e ndarjes me shtatë herë kampionin e botës pas përfundimit të sezonit.
“Absolutisht, jo. Kur ta kemi një makinë të suksesshme, Michael do të mund t’i shijojë fitoret njëjtë si Nico Rosberg, të cilin e konsideroj si pilot të mirë. Schumacher ka përfunduar i katërti dy herë në gjashtë garat e fundit. Kjo nuk është shumë, nëse i shikojmë standardet e tij dhe tonat, por është shumë nëse i konsiderojmë mundësitë që i kishim në këto gara”, ka nënvizuar Haug.