Eduardo në Shakhtar

Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo da Silva, e ka kompletuar transferimin e tij tek Shakhtar Donetsk. Këtë e ka bërë të ditur klubi ukrainas përmes uebfaqes së vet zyrtare, duke precizuar se Eduardo ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Ish futbollisti i Dinamos së Zagrebit, 27 vjeçari kroat do të paguhet 50 mijë funte në javë. Futbollisti me prejardhje braziliane e la kështu klubin londinez, tek i cili pësoi një lëndim të rëndë, që e la jashtë fushës për një periudhë shumë të gjatë.