E Diel, 1 Nëntor 2026

Alonso do të pensionohet në Ferrari

Fernando Alonso është zotuar të mbetet në Ferrari, deri në përfundim të karrierës së tij në Formula 1 dhe ka theksuar se rikthimi i shtatëherë kampionit Michael Schumacher është zhvillim pozitiv në sport.

Por, Alonso, i cili kaloi në Ferrari nga Renault ka pranuar se do ta ketë vështirë të barazojë rekordin e Schumacherit, prej shtatë titujsh.

“Ju mundoheni të fitoni gjithmonë, por do të jetë pothuajse e pamundur të përsëritet suksesi i tij prej shtatë titujve të kampionit”, tha Alonso, në paraqitjen e tij të parë si ngasës i Ferrarit.

“Do të jetë vështirë të fitohen tituj me radhë, sikur në të kaluarën, sepse tani bolidet janë shumë të barabarta”, shtoi ai.

Alonso i cili mposhti Schumacherin për titujt më 2005 dhe 2006, do të jetë partner me Felipe Massan, derisa synon të fitojë titullin e tretë.

“Është kënaqësi të jesh në këtë ekip sepse është sikur një familje e madhe”, u shpreh Alonso, i cili theksoi se rikthimi i Schumacherit për ekipin e ri Mercedes GP ishte “gjë pozitive për Formula 1”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›