Barça, gati kontrata për Pep Guardiolën
Rinovimi
Pritja e Pep Guardiolës duket se ka marrë fund. Këshilli administrativ i Barcelonës ka vendosur t’i rinovojë kontratën teknikut dhe ka përgatitur një ofertë konkrete për 38-vjeçarin. Kontrata aktuale e Guardiolës përfundon në muajin qershor, por sipas “El Mundo Deportivo”, Barça i ka ofruar kontratë 1-vjeçare, me opsion për të rinovuar edhe për një tjetër edicion. “Pep është një lider brenda skuadrës”, deklaroi presidenti Joan Laporta. “Gjithmonë kemi dashur t’ia rinovojmë kontratën, pasi ai është trajneri më i mirë për këtë skuadër. Guardiola gëzon mbështetjen maksimale nga lojtarët, drejtuesit, punëtorët dhe tifozët e klubit. Kjo është mjaft e rëndësishme dhe tregon vlerësimin që të gjithë kanë për punën e tij”.
#