E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e Masës: Gati për titullin

Formula 1

I fundit që flet është ai. Felipe Masa tregon përjetimet dhe pritshmëritë në prag të sezonit të ri në Formula 1. Pasi ka lënë pas shpatullave incidentin e tmerrshëm në çmimin e Hungarisë, që e la jashtë gjysmës së dytë të kampionatit, braziliani ka një dëshirë të çmendur për t’u rikthyer në pistë dhe për të sfiduar shokun e tij të skuadrës, Fernando Alonso, por mbi të gjitha shtatë herë kampionin e botës, Mikael Shumaker. Piloti i Ferrarit deklaroi: “Ndihem në formë optimale, thotë ai, rikuperimi ishte shumë i mirë. Jam mjaft i motivuar dhe nuk e kam menduar kurrë që të tërhiqem nga Formula 1”. “Shumi është miku im, shpjegon Masa, por tani ai është kundërshtari im dhe miqësia mes do të vazhdojë, por vetëm jashtë pistës”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›