E Diel, 1 Nëntor 2026

Chelsea, Man City të këqij për futbollin

Pronari i ri i West Ham United, David Sullivan, ka thënë se Chelsea dhe Manchester City janë klube të “këqija për futbollin”. Sullivan ka thënë se shpenzimet e tyre të mëdha janë duke e dëmtuar sportin. Pas blerjes së klubit, së bashku me partnerin e tij David Gold – të dy tifozë të West Hamit – Sullivan bëri të ditur se klubi gjendet në borxh prej 110 milionë funta.

Ndërsa, në komentet e fundit ka kritikuar dy klubet rivale të Premierligës. “Ata janë të këqij për futbollin. Ndoshta zgjidhja e vetme është kufizimi në paga. Gjithmonë kam thënë kundër kësaj, por jam duke menduar se është zgjidhja e vetme. Është mënyra e vetme për të shpëtuar klubet”, tha ish-pronari i Birminghamit.

Sullivan ka shtuar se problemet financiare në futboll nuk janë tejkaluar as pas ardhjes së pronarëve të pasur si Roman Abramovich në Chelsea dhe Sheikh Mansour në Manchester City. “Gjithçka filloi me ardhjen e Abramovichit në Chelsea. Pas tij ishin islandezët në West Ham, ndërsa tani edhe Manchester City e bëri të njëjtën gjë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›