Femra e Chelseat

Nuk ka fund skandali i cili është duke lënë gjurmë të fuqishme në Angli. Nuk bëhet fjalë vetëm për kapitenin e Kombëtares së Anglisë, John Terry, por tashmë thuhet se kanë qenë të përfshirë edhe tre futbollistë të tjerë të Chelseas.
Bëhet fjalë për Adrian Mutu, Eidur Gudjohnsen, dhe një tjetër, emri i së cilit nuk është bërë publik, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Londër kishin pasur aferë me Vanessa Perroncel, manekinia franceze, ish e fejuara e mbrojtësit Wayne Bridge.
Këtë e ka bërë të ditur një burim i afërm i saj për tabloidin anglez “The Sun”. “Nuk është e tepërt nëse themi se ajo ishte femra e Chelseat. Wayne e di se ai ishte vetëm njëri prej futbollistëve të Chelseas, që ishim të afërm me Vanessan. Vanessa gjithmonë ka pasur simpati të veçantë për futbollistët. Gjatë secilës aferë, ajo gjithmonë ka qenë beqare. Kur erdhi te John Terry, ajo kishte kompletuar një mini-ekip prej pesë futbollistëve”, citohet burimi i afërm i modeles franceze, të ketë thënë për tabloidin anglez “The Sun”.
Njoftimet për lidhjen e Terryt me Perroncel kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave. Terry është shok i ngushtë me ish-bashkëlojtarit të tij nga Chelsea, Bridge, ndërsa është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.
Ditë më parë ishte bërë e ditur se Terry kishte paguar rreth 20 mijë funta që Perroncel të abortojë, tre javë pas fillimit të aferës së tyre. Perroncel dhe Bridge janë ndarë në fund të vitit të kaluar, ndërsa së bashku kanë një fëmijë.
Skandali ka bërë bujë të madhe në Angli, ndërsa statusi i Terryt si kapiten i Anglisë është vënë në dyshim. Selektori i Anglisë, Fabio Capello, pritet të vendosë nëse qendërmbrojtësi do të vazhdojë të jetë kapiten para Kampionatit Botëror 2010 në Afrikën e Jugut.