Gjithçka gati për boks

Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), në mbledhjen e vet të mbajtur të mërkurën, ka vendosur që turneu “Pavarësia”, që organizohet për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të mbahet më 13 shkurt, në Palestrën e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.
Në njoftimin e FBOXK-së thuhet se punët organizative rreth këtij turneu tashmë janë kryer dhe gjithçka është gati për mbajtjen e këtij turneu.
“Deri më tani pjesëmarrjen në turne e kanë konfirmuar Mali i Zi, Maqedonia, Sanxhaku dhe Shqipëria. Pritet vetëm edhe konfirmimi nga Bosnje e Hercegovina”, thuhet në këtë njoftim.
Në këtë mbledhje, Bordi i FBOXK-së e ka rizgjedhur sekretar të Federatës edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, Mehmet Bogujevcin. Po ashtu, Bordi i FBOXK-së i ka emëruar edhe organet e reja të kësaj federate dhe i ka plotësuar vendet e zbrazëta në bord me anëtar të rinj.