E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i plagosjes së mbrëmshme në Pezë

Ngjarja ndodhi mbrëmë në ambientet e një lokali në Pezë të Madhe, rreth orës 20:00, për motive të dobëta. 25 vjeçarin Bledush Bemarku u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezukut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e dyshuar e krimit, pistoletë TT si dhe 6 copë fishekë, të cilat i mbante pa leje 30-vjeçari Artur Bardhi. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 89 e 278/2 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›