E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso, në Spanjë për të fituar

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 17:31

Ëndrra për ta përsëritur emocionin e vitit 2006, duke fituar përpara publikut të vet, nuk i shuhet kurrë.

Ngasësi i Ferrarit, Fernando Alonso po përgatitet maksimalisht për garën e radhës në botërorin e Formula 1, e cila do të mbahet në Spanjë, më saktësisht në qytetin Barcelona.

“Të garoj në Spanjë është një emocion i veçantë, me tribunat e mbushura me tifozë që duan spektakël. Do të mundohem të arrij sa më lart, ndoshta edhe të fitoj, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Por, kam motiv të madh”, tha spanjolli 29 vjeçar, ish kampion i botës në këtë sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›