Marchisio vazhdon me Juventusin

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 19:20
18 vjet të kaluara së bashku dhe 5 të tjerë që do t’i përjetojnë në të ardhmen. Claudio Marchisio e ka vazhduar kontratën me Juventusin deri në vitin 2016.
Mesfushori italian do ta vazhdojë karrierën në ekipin ku nisi të luante futboll, kur ishte 7 vjeç.
“Është një ditë e rëndësishme për mua. Këtë ditë ia kushtoj familjes, e cila më ka mbështetur gjithmonë. Historia ime me Juventusin ka nisur në vitin 1993 dhe jam i lumtur që do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë”, tha mesfushori italian pasi e nënshkroi kontratën e re.