Milan, vazhdime kontratash me bollëk

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 18:33
Pasi e festoi titullin e kampionit të Italisë, te Milani është koha për kontrata. Me Rossonerët të mërkurën e vazhdoi kontratën për një vit veterani i mbrojtjes, Alessandro Nesta.
Kurse të martën mbrëma, deri më 30 qershor 2012 e rinovuan kontratën edhe mesfushori Marco van Bommel e portieri Flavio Roma.
Mbrojtësi Thiago Silva e vazhdoi kontratën deri në vitin 2016. Clarence Seedorf nuk e gjeti gjuhën e përbashkët në takimin e parë dhe mesfushori holandez mund të largohet, njëjtë si shoku i tij i repartit, Andrea Pirlo. Në ditët në vijim do të ketë risi të tjera në taborin Rossoner.