Gara e Barcelones Ferrari synon revansh

Ferrari përgatit revanshin pas një nisje të dobët të Botërorit 2011 të Formula 1, ku pilotët e skuderisë italianë kanë regjistruar vetëm një vend të tretë.
Fernando Alonso u ngjit në pod vetëm në garën e fundit për Çmimin e Madh të Turqisë, ndërsa sipas spanjollit ky sukses mund të shërbejë si një trampolinë për të përmbysur avantazhin që kanë rivalët e tij në fillim të këtij sezoni.
“Është e vërtetë që nuk e kemi nisur në mënyrën më të mirë këtë botëror, por vendi i tretë në Stamboll ishte një sukses i rëndësishëm. Treguam që po përmirësohemi dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen”,- ka thënë Alonso.
Optimist është dhe shoku i tij i skuadrës Felipe Massa. Piloti brazilian zhgënjeu në Çmimin e Madh të Turqisë duke u renditur vëtem në vendin e 11-të.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe po përpiqemi të mësojmë problemet që kemi shfaqur në garat e para. Është vetëm fillimi i një botërori të gjatë dhe jam i bindur se në garat e ardhshme do të shfaqemi ndryshe’, -është shprehur Massa.
Botërori 2011 i Formula 1 vijon me Çmimin e Madh të Barcelonës që do të zhvillohet më 22 maj dhe më pas me atë të Monakos në 29 maj.
Nertan Prifti