Ish-trajneri i kombetares rrezikon burg

Ish-trajneri i kombetares shqiptare ne vitin 2003, italiani Xhuzepe Dosena rrezikon te beje 8 muaj burg dhe 600 euro gjobe per tentative mashtrimi.
Sipas drejtesise italiane, ne vitin 2001 Dosena eshte perfshire ne shitjen e klubit italian te Sampdorias nje princi saudit ate kohe pronar i ekipit Al-Itihad.
Bashke me te, ne kete ceshtje jane perfshire edhe 3 persona te tjere te cilet rrezikojne 1 vit heqje lirie dhe 900 euro gjobe.
Dosena drejtoi kombetaren shqiptare per dy ndeshje, ate me Zvicren ne Tirane (1-1) dhe me Rusine ku humbem 4-1. Pas kesaj ndeshjeje tekniku italian u largua pa lene asnje gjurme, duke lene pas polemikat ne lidhje me shumen qe i detyrohej FSHF-se per prishjen e kontrates.
Aktualisht komentator sportiv ne nje kanal televiziv italian, Bepe Dosena ka deklaruar se do te apeloje ceshtjen.