Renditja e FIFA-s, Shqiperia rifiton nderin

FIFA ka vleresuar me 19 vende Shqiperine ne renditjen e muajit te fundit pas barazimit 0-0 me Suedine dhe fitores 3-0 me Malten.
Kombetarja kuqezi ka fituar plot 19 pozicione ne renditjen boterore, duke permiresuar imazhin e muajve te fundit. Piket e fituara ne kete periudhe jane 64, ndersa aktualisht kuqezinjte mbajne vendin e 83-te ne kete klasifikim, duke rifituar “nderin”.
Tashme, vendi i 102-te qe ishte nje nga renditjet me te dobeta te viteve te fundit, eshte lene pas, sepse djemte e Haan jane ngjitur ne kuoten e 416 pikeve. Renditja me e mire historike eshte ajo e gushtit te vitit 2006, me vendin e 62-te ne bote.
Per sa i perket kundershtareve te grupit tone, Hungaria me te cilen do ndeshemi diten e shtune ka humbur 12 vende duke u renditur e 62-ta. Humbje ka pesuar edhe Portugalia, e cila renditet e 10-ta, duke humbur 2 pozicione, ndersa Suedia e shikon veten ne vendin e 28-te.
Kreun e ketij klasifikimi vazhdon ta mbaje Spanja me 1643 pike, e ndjekur nga Italia me 1365 dhe Gjermania me 1336 pike.