Alonso te Ferrari, më 11 shtator
Ferrari do të lajmërojë marrjen e pilotit spanjoll Fernando Alonso të premten e 11 shtatorit, në rastin e zhvillimit të Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1 në Monza. Lajmi është bërë i njohur nga e përditshmja sportive spanjolle "As", sipas të cilës, marrëveshja mes skuadrave të Maranellos dhe pilotit asturian është "pothuajse e arritur". Dy herë Kampioni i Botës në Formula 1, gjithnjë sipas gazetës "As", do të duhet të firmosë një kontratë, e cila vijon nga 2010 deri në 2014. Skuadra e Ferrarit zakonisht i njofton pilotët për sezonin e ardhshëm, pikërisht në fundjavën e garës së Monzës në Itali, kujton e përditshmja spanjolle. Një traditë e respektuar gati gjithmonë, që nga kohët e të madhit, Enco. Mbetet për t‘u kuptuar se, cili mes Filipe Masës dhe Kimi Raikonenit do të duhet t‘i lirojë vendin Fernando Alonsos. Sipas "As", spanjolli do të zëvendësojë në bordin e makinës "Kokë Kuqe", atë pilot, që do të ketë më pak pikë në klasifikim në fund të këtij sezoni. Ky është një sinjal, i cili do të konfirmonte faktin se, më i rrezikuari mes tyre do të ishte finlandezi Kimin Raikonen, paraqitjet e të cilit në këtë pjesë të sezonit kanë qenë më zhgënjyese. "Il Cavallino" ka zgjedhur cirkuitin e "Rikardo Tormo" të Valencias për finalet e "Botërorit Ferrari", takimin tradicional, i cili celebron përfundimin e vitit të aktiviteteve sportive në shtëpinë e Maranellos.
Ky event është programuar për 12-15 nëntor, 10 ditë pas garës së fundit të F1 në Abu Dhabi. Dhe sipas "As", "Fernando Alonso mund të jetë surpriza e madhe e së dielës. Në këtë pistë, ai do të tentojë të kënaqur tifozët e tij dhe Ferrarin". Një vit më parë, eventi është celebruar në cirkuitin e Muxhelos. Në 2011, shkruan sërish "As", mund të jetë radha e gjermanit Sebastian Vetel, që aktualisht është pilot i Red Bull. Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe skuadra e Ferrarit: "Nuk komentojmë ‘zhurmat‘". Nga "Il Cavallino" të përgjigjen me një batutë të përgjegjësit të zyrës së shtypit. "Nuk mund të humbasim kohë duke komentuar zhurmat, shpjegon zëdhënësi i Ferrarit, Luka Kolaiani, kujtojmë se Masa dhe Raikonen kanë një kontratë deri në 2010". Megjithatë, tashmë është e njohur se, lëvizje të tilla mund të bëhen edhe për të humbur gjurmët dhe për të mbajtur të karikuar pilotët aktualë.