E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Cani, drejt kalimit tek Empolit

Një tjetër sulmues shqiptar është pranë kalimit te një prej skuadrave të Serisë A. Sipas faqes së njohur sportive "Eurosport.it", sulmuesi i ri shqiptar, Edgar Cani, (kartoni i të cilit është në pronësi të Palermos, por i dhënë në formë huazimi tek Askoli në Serinë B, ku ka zhvilluar një sezon të mirë), përflitet për një kalim të mundshëm tek Empoli. Cani, që nuk ka mbushur ende 20 vjeç (22 korrik 1989) ka demonstruar se ka të dhëna të mira fizike dhe teknike. Lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij, Oberto Petriça. "Empoli është interesuar për klientin tim, për momentin përjashtoj mundësinë e transferimit te Salernitana, shprehet Petriça për ‘calciomercato.com‘. Gjatë këtyre ditëve janë interesuar shumë klube të Serisë B, por ne presim me qetësi vendimin e Palermos. Me ardhjen e Zengës në pankinë, Edgari mund të qëndrojë. Janë të pakët lojtarët me karakteristikat e tij. Më shumë do të mësojmë në ditët e ardhshme, kur të fillojnë përgatitjet dhe të gjithë t‘i kenë idetë më të qarta".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›