Arsenali fillon ofensivën për kuqeziun Lorik Cana
Arsenali futet bindshëm në garën për Lorik Canën. Shkak është bërë fakti që objektivi kryesor i Arsen Venger, Felipe Melo, rinovoi me Fiorentinën. Sipas marrëveshjes së re, braziliani do të qëndrojë në Firence deri në vitin 2013, por ai mund të largohet për 20-22 milionë euro, shifër e parashikuar në klauzolën për prishjen e kontratës. Kjo shumë cilësohet e lartë nga "topçinjtë", që tashmë do të rivalizojnë me klubin tjetër londinez, Totenhem, për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit të Kombëtares shqiptare. Së fundmi, drejtori sportiv në "Velodrom", Anigo i ka hapur rrugën largimit të kapitenit, duke deklaruar se Olimpik Marseja do të shqyrtojë të gjitha ofertat që vijnë. Arsenali është interesuar që prej vitit 2002/‘03 për Canën, kur ai filloi të aktivizohej me ekipin e parë të PSG-së. Por, në atë periudhë, transferimi nuk u realizua për shkak të problemeve me vizën e futbollistit. Trajneri Venger është adhurues i lojës së fortë të shqiptarit, i cili në Francë "akuzohet" se pëlqen kontaktet e forta fizike dhe mban rekordin e ndëshkimeve me kartonë në historinë e klubit marsejez (62 kartonë të verdhë dhe 4 të kuq në 191 ndeshje të Ligës 1). Karakteristikat e mesfushorit shkatërrues i përshtaten më së miri edhe llojit të lojtarit, që talenti Çesk Fabregas ka kërkuar të afrohet në skuadër. Përveç Arsenalit dhe Totenhemit, në Premiershipin anglez Cana ka tërhequr edhe vëmendjen e Liverpulit, Mançester Sitit dhe Evertonit.
Ndërkohë, emri i lojtarit të lindur në Kosovë vazhdon të lidhet edhe me Hamburgun. Sipas revistës "France-Football", e cila çdo vit jep trofeun "Topi i Artë", për lojtarin më të mirë që luan në Europë, drejtuesit e Marsejës kanë programuar një takim me kolegët e Hamburgut deri në fund të kësaj jave. Tema e bisedimeve është Lorik Cana, që vetëm pak kohë më parë gjeti akordin financiar me klubin e Bundesligës, ndërsa transferimi ngeci për shkak të çmimit të kartonit. Fillimisht mendohej se nënkampionët e Francës pretendonin jo më pak se 10 milionë euro për kapitenin. Por, së fundmi është komfirmuar se mesfushori kushton "vetëm" 7 milionë euro. Dyshime për zhvillimin e afërt të negociatave ngre edhe fakti që Cana është paraqitur dje në ambientet e klubit: ai duhej të paraqitej më 5 korrik, por ka vendosur t‘i mbyllë përpara kohe pushimet.