Alonso viziton ushtarët spanjollë në Liban

Kontigjenti i ushtarëve spanjollë të cilët bëjnë pjesë në misionin e UNIFIL të OKB-së në Liban është vizituar dje nga kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso. Spanjolli ka prekur Libanin jugor me një avion ushtarak. Pak ditë më parë vetë ushtarakët bënë një kërkesë për vizitën e Alonsos në bazën e "Miguel de Servantes" në Liban. Gjatë vizitës ku ishin të pranishëm me qindra ushtarë spanjollë, piloti i McLaren është dekoruar me titullin "pjestar nderi në njësinë ushtarake La Legion". Titulli iu dhurua kampionit në Formula 1 nga gjenerali, Juan Bautista Garcia Sanchez. "Jam i befasuar nga kurajoja e këtyre djemve dhe detyra që ata bëjnë", deklaroi Alonso në radion spanjolle "Cadena Ser". Sipas mediave spanjolle 25-vjecari kaloi disa orë me me bashkombasit e tij.
Gert Serani