Trezege i dëmtuar, alarm në sulmin e Juves

Skuadra e Juventusit po përballet me një emergjencë në repartin e sulmit. Pas dëmtimit të Alesandro Del Pieros në kofshën e majtë që do ta mbajë 3 javë larg futbollit si dhe të Marcelo Zalajetës, në fushën e lojës do të mungojë edhe David Trezege. Qendërsulmuesi francez nuk është stërvitur sot. Sipas stafit mjekësor Trezege do të ketë fatin e kapitenit të të bardhezinjve, Del Piero. Valeri Bojinov e Rafaele Paladino do të mbeten dy kartat e fundit në sulm për trajnerin, Didier Deshamp. Në ndeshjen e së shtunës në Serinë B përballë Albinolefes në Bergamo, Deshamp do të zbresë në fushë bullgarin, i cili ka zhvilluar 5 takime e ka shënuar 2 gola e Paladinon.
Gert Serani