Statistikat dhe kuriozitetet e fazës së parë

Tashmë që ka përfunduar faza e parë, ose një e treta e kampionatit të 68-të Kombëtar të futbollit, statistikat janë të natyrshme. Ajo që bie në sy është fakti se numri i golave të shënuar gjatë 66 ndeshjeve, është thuajse i barabarte më numrin e kartonave të verdhë të dhënë: 167 gola të shënuar në 5940 minuta lojë dhe 168 kartona të verdhë të dhënë në po kaq minuta.
Pikët
Tirana kryeson me meritë fazën e parë me 22 pikë nga 33 të mundshmet, ose 66 për qind, ndërsa më pak pikë grumbulloi Apolonia, 10 ose 30.3 për qind të pikëve. Diferenca midis ekipit të vendit të parë me atë të fundit është vetëm 12 pikë, ndërkohë që tri ekipet e vendeve të para ndahen vetëm nga një pikë: Tirana 22 pikë, Teuta (21) dhe Elbasani (20). Edhe në fundin e tabelës, tre skuadrat e fundit ndahen nga një pikë: Shkumbini dhe Kastrioti me nga 11 pikë dhe Apolonia me 10 pikë.
Golat
Nga 167 gola të shënuar, 25 prej tyre (0.15%) i takojnë Tiranës. Për të shkuar më thellë, 10 gola nga formacioni bardheblu i ka shënuar Hamdi Salihi. Pesë lojtarë të Tiranës, kanë regjistruar emrin në listat e golashënuesve. Më pak gola ka shënuar Luftëtari (9), por skuadrës gjirokastrite i kanë mjaftuar të korrë 5 fitore dhe të grumbullojë 16 pikë, duke qenë e pesta në klasfikim. Golin më të shpejtë në kampionat e ka shënuar Gjergj Muzaka i Partizanit në minutën e parë të takimit Partizani-Apolonia (3-2), ndërsa goli i parë i këtij sezoni është shënuar nga Arsen Beqiri i Shkunmbinit në takimin Shkumbini-Flamurtari (2-1) në minutën e 3-të të këtij takimi. Goli i fundit mban firmën e Hetlem Capjas i shënuar në minutën e 87-të në takimin Besa-Elbasani (2-2).
Kartonat
Në 66 takimet e fazës së parë janë dhënë nga gjyqtarë 168 kartona të verdhë dhe 26 kartona të kuq. E përkthyer në gjuhën e statistikave: në cdo takim janë nxjerrë mesatarisht 2.5 kartona të verdhë dhe në cdo 2.5 ndeshje nga xhepi i gjyqtari ka dalë një karton i kuq. Më shumë kartone të verdhë ka marrë ekipi i Apolonisë (28) dhe më pak i ndëshkuar ka qenë Tirana (12). Përsa i përket kartoneve të kuq, ekipi i vetëm i pandëshkuar është Partizani (0), ndërsa rekordin në këto 11 javë e mbajnë Luftëtari dhe Besa me nga 4 kartona seicili ekip.
Trajnerët
Nëntë skuadra kanë bërë ndryshimet në pankinë gjatë fazës së parë: Tirana, Partizani, Luftëtari, Dinamo, Besa, Kastrioti, Flamurtari, Shkumnbini dhe Apolonia. Duke shtuar edhe Vllazninë, që pritet të emërojë trajnerin e ri, bëhen 22 trajnerë në 11 javë. Vetëm dy skuadra Teuta (Sulejman Starova) dhe Elbasani (Luan Deliu) do të nisin fazën e dytë nga pozicioni i fillimit.
Gjyqtarët
66 ndeshjet e fazës së parë janë drejtuar nga 15 gjyqtarë dhe ndihmësit e tyre. Më shuumë ndeshje kanë gjykuar Albano Janku, Sokol Cekaj dhe Shkëlqim Guce nga 7 të tilla, ndërsa më pak, Mirush Metojia (1), Idriz Gashi (2) dhe Mentor Sopjani (2).