E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Emigrantet te investojne ne Shqiperi

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ka prezantuar ne nje takim te zhvilluar me emigrantet ne Itali, programin e opozites. Duke u fokusuar ne ceshtjet qe lidhen me problemet e emigranteve, Rama u shpreh se Partia Socialiste do t’u krijoj lehtesira te gjithe emigranteve qe duan te investojne ne Shqiperi. “Ne mendojme se duhet te ndertojme nje rruge te perbashket, ku gjithsecili nga ju te kete mundesi te investoje ne Shqiperi, ne rast se do ta beje kete, ku gjithsecili prej jush te kthehet ne Shqiperi per pushime, ne rast se do ta beje kete”, u shpreh Rama. Ne fjalen e tij, kreu i PS-se prezantoi si nje projekt te partise qe ai drejton dhe votimin e emigranteve. Rama u shpreh se dy here Partia Socialiste e ka propozuar kete nisme, por sipas tij, eshte refuzuar nga ana e Partise Demokratike. Ky refuzim, sipas Rames, ka ardhur per shkak te qendrimit te kryeministrit Sali Berisha. “Ne kemi propozuar dy here vendosjen e votes se emigranteve dhe kemi synuar, qe te gjithe emigrantet te mund te votojne aty ku jetojne. S’ka qene e mundur, sepse PD ka qene plotesisht kunder dhe ne fakt s’ka se si PD te ishte pro, kur mendon se kryeministri i sotem i Shqiperise nuk ka zhvilluar ne 8 vjet, asnje takim me emigrantet, asgjekund”, deklaroi Rama. Ne takim, Rama ka folur dhe per pika te tjera te programit te PS-se, duke u shprehur se Partia Socialiste eshte e para force politike, qe ka nje qendrim te qarte dhe jep ide konkrete per menyren sesi duhet te vleresohet kontributi dhe t’u krijohen kushte per ndihme ne rastet kur vendosin te kthehen ne Shqiperi. Ne takimin e zhvilluar me kreun e PS-se, kane qene te pranishem dhe sekretari per Rinine dhe Emigracionin, Erion Veliaj, kandidati per deputet ne Kavaje, Parid Cara dhe kryetari i Bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi. Kreu i PS-se Edi Rama shoqerohej ne kete takim dhe nga bashkeshortja Linda.

Harito: Qeveria nuk kujtohet per emigrantet

Ndersa kreu i PS-se ka kritikuar kryeministrin Sali Berisha ne takimin me emigrantet ne Milano, te njejtin qendrim ka mbajtur dhe anetarja e grupit te punes per Programin ne PS, Milena Harito. Ne nje deklarate per mediat, Harito shprehet se emigrantet jane harruar nga qeveria. “Sali Berisha ka provuar se nuk i sheh emigrantet si nje grupim qe kerkon vemendje te vecante nga qeveria dhe kjo ne nje kohe kur ata jane nder kontribuuesit me te medhenj, nepermjet dergesave ne ekonomine e Shqiperise”, tha Harito. Ajo u shpreh, se qeveria nuk ka bere asnje negociate per pensionet e emigranteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›