Haxhinasto: Misioni i LSI, nje politike me pak konfliktuale
Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise, Edmond Haxhinasto, ne cilesine e Sekretarit Politik te LSI-se per Qarkun e Elbasan, ka zhvilluar dje nje takim me strukturat e te rinjve te kesaj force politike. Ne fjalen e tij, Haxhinasto eshte ndalur ne ceshtjet qe lidhen me rinine dhe me rolin e LSI-se ne skenen politike shqiptare. Haxhinasto u shpreh se misioni i rendesishem i LSI-se, eshte qe ta beje politiken shqiptare me njerezore dhe me ne sherbim te qytetareve. “LSI-ja ne politiken shqiptare ka edhe nje mision tjeter shume te rendesishem, misioni per ta emancipuar vazhdimisht politiken, per ta bere politiken me konkrete, me qytetare, me te civilizuar, me pak konfliktuale, per ta bere politiken te shkoje ne misionin e saj kryesor, t’i sherbeje qytetareve ne menyren me te perkushtuar”, tha ai. Haxhinasto u shpreh se prioritet kryesor per kete force politike, eshte punesimi i te rinjve. Sipas tij, premtimet e punesimit nga ana e LSI-ja jane me konkrete dhe shifrat jane te mirellogaritura. “Cfare do te thote te kesh prioritet madhor punesimin? Do te thote qe te mbarosh shkollen dhe te kesh mundesi punesimi. LSI nuk ben retorike elektorale me kete ceshtje, por ajo eshte shume e qarte dhe konkrete sesi do ta beje kete punesim dhe jemi shume serioze ne te gjitha shifrat qe japim, si dhe ne politikat qe ne propozojme per te arritur kete punesim ne disa sektore”, tha ai. Haxhinasto shtoi se sektoret ku do te perqendrohet punesimit jane “energjetika, industria minerare, tregtia, prodhimi, por edhe agro-perpunimi”. Ne takimin e zhvilluar me te rinjte ne Komunen e Gjegjanit ne Qarkun e Elbasanit, Haxhinasto shtoi se LSI ka qene gjithmone nje force politike, e cila u ka dhene nje besim shume te madh te rinjve dhe te rejave te vendit. Ai solli ne vemendje statusin e partise per kuotat e pranimit te te rinjve, si dhe faktin se LSI-ja eshte nder te parat forca politike, qe vendosi anetaresimin ne parti ne moshen 16 vjecare. “Ne ne LSI, e kemi kuptuar prej kohesh kete pune. Prandaj ne LSI, LRI- ja eshte anetare ne 30% te te gjithe strukturave dhe kjo eshte ne statutin e LSI-se. Ne LSI, te rinjte votojne per strukturat, behen anetare qe 16 vjec dhe eshte partia e pare qe e ka kete rregull ne statutin e vet”, tha Haxhinasto. Ai shtoi se, ashtu si ne fushatat e kaluara, edhe ne fushatat e ardhshme, rinia do te jete nje nga faktoret kryesore qe do te mbeshtese LSI-ne. “Mbeshtetja me 23 qershor, do te jete nje shprehje pikerisht e kerkeses qe kane qytetaret per me shume punesim, per me shume paqe sociale midis njerezve, per me shume zhvillim, per me shume shkolla, per me shume shendetesi, per me shume te mira per te gjithe qytetaret e ketij vendi”, tha Haxhinasto.
PUNESIMI
“Cfare do te thote te kesh prioritet madhor punesimin? Do te thote qe te mbarosh shkollen dhe te kesh mundesi punesimi. LSI, nuk ben retorike elektorale me kete ceshtje, por ajo eshte shume e qarte dhe konkrete sesi do ta beje kete punesim dhe jemi shume serioze ne te gjitha shifrat qe japim, si dhe ne politikat qe ne propozojme per te arritur kete punesim ne disa sektore.
PUNESIMI
“Cfare do te thote te kesh prioritet madhor punesimin? Do te thote qe te mbarosh shkollen dhe te kesh mundesi punesimi. LSI, nuk ben retorike elektorale me kete ceshtje, por ajo eshte shume e qarte dhe konkrete sesi do ta beje kete punesim dhe jemi shume serioze ne te gjitha shifrat qe japim, si dhe ne politikat qe ne propozojme per te arritur kete punesim ne disa sektore.