E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe perplasen dy mjete humb jeten femija 10 vjec

Po shkonin për vizitë tek të afërmit e tyre për festën e Pashkëve por gjithcka është kthyer në  një tragjedi për familjen Lulaj nga Talja e Lezhës. 5 pjesëtarë të njëjtës familje janë aksidentuar në aksin Lezhë – Laç mes tyre ka humbur jetën edhe një fëmijë 10 vjeç. 

Në tentative për të dalë në një rrugë dytësore automjeti me targa të Tiranës ku udhëtonin 5 persona është goditur nga një fuoristradë që drejtohej nga Elona Çaushi 32 vjece nga Tirana. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen vogëlushi 10 vjecar Alisjo Lulaj, ndërsa janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Viktor Lulaj 45 vjec, bashkshortja e tij Lindita Lulaj 35 vjece dhe dy fëmijët Klaudia 17 vjece dhe Renato 5 vjec, të cilët janë transportuar për në spitalin ushtarak të Tiranës. E plagosur ka mbetur edhe drejtuesja e fuoristradës Elona Çaushi, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Sipas policisë shkak për këtë aksident është bërë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga automjeti tip Ford që drejtohej nga 45 vjeçari Lulaj i cili po levizte nga Talja ne drejtim te Fushe Kuqes .

 Fëmijët kane qenë pikërisht në pjesën e pasme të makinës që është goditur nga mjeti tjetër që fatkësisht solli edhe vdekjen e 10 vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›