Alpha Bank Sports Panorama: Çdo qytet, kryeqyteti i sportit
Alpha Bank-Albania, prezantoi ditёn e premte 27 Maj, nё Sheshin Taulantia nё Durrёs, “Alpha Bank Sports Panorama”, njё aktivitet sportiv, edukues dhe rikreativ qё do tё udhёtoj nё katёr qytete tё Shqipёrisё gjatё muajve maj dhe qershor, duke afruar tё gjithё me sportet si futboll, basketboll, trampolinё ekstreme dhe trampolinё pёr fёmijё, formula 1, bouling, alpinizёm, çiklizёm, futboll tavoline dhe playstation 3. Kjo ёshtё hera e dytё qё ‘’Alpha Bank Sports Panorama’’, viziton Shqipёrinё, pas njё vizite tё suksesshme nё vitin 2009. Gjatё ceremonisё zyrtare tё hapjes, zv/kryetari i Bashkise Durrёs Z. Zhylien Varfi, i bёri apel institucioneve dhe individёve tё mbeshtesin sportin. Ndёr tё tjerat z.Varfi theksoi se projekti “Çdo qytet, kryeqyteti i Sportit ” i shkon pёrshtat qytetit tё Durrёsit dhe se ndihen tё privilegjuar pёr zgjedhjen e kёtij qyteti pёr zhvillimin e aktivitetit “Alpha Bank Sports Panorama”. Drejtori Vendor i Alpha Bank-Albania Z. Andreas Galatoulas u shpreh se “Alpha Bank-Albania ka qenё gjithmonё shumё aktive pёrsa i pёrket Përgjegjshmёrisё Sociale, duke bashkёpunuar me shumё Bashki tё vendit nga ana sportive, kulturore, sociale dhe mjedisore”. Hyrja ёshtё e lirё pёr publikun tё cilёt kanё mundёsinё tё marrin pjesё nё njё sёrё sportesh dhe tё fitojnё dhurata e çmime tё ndryshme tё ofruara nga Alpha Bank. Mbas vizitёs nё qytetin e Durrёsit, “Alpha Bank Sports Panorama” me mbёshtetjen e Bashkive tё Korçës, Fierit dhe Beratit.