Alpha Bank rrit stabilitetin në treg
“Alpha Bank” rrit stabilitetin në treg. Rezultatet për gjysmëvitin 2009, dëshmojnë 214.7 milionë euro fitime neto. Yannis S. Costopoulos, drejtor i grupit deklaroi se në çerekun e dytë të këtij viti, janë vënë re shenja të rritjes së stabilitetit në kushtet e mikroekonomisë, pas një periudhe pasigurie të konsiderueshme. “Fokusi ynë mbetet menaxhimi i kujdesshëm i bilancit tonë. Modeli ynë i biznesit, i cili i përket një cikli të kreditit elastik, sjell një grup shumë të fortë fitimesh dhe rrit në mënyrë të konsiderueshme treguesit tanë të kapitalit në kushtet e tregut të sotëm”, tha ai. Sipas drejtorit, përmirësimi i kapacitetit të fitimit, i shoqëruar me menaxhimin vigjilent të cilësisë së kreditit, do të lejojë rritjen e fleksibilitetit në menaxhimin e biznesit tonë për të shkuar përpara. “Veçanërisht për Shqipërinë, ku “Alpha Bank” shënon një dekadë prezencë në treg, operacionet tona sollën 4.1 milionë euro përfitime për këtë periudhë. Portofoli i kredive u rrit me 9.3 % në çdo 3 mujor në 518 milionë euro, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare, ku ne kryesojmë financimin e projekteve të caktuara në infrastrukturë. Depozitat në bankën tonë arritën vlerën e 396 milionë euro, 6% më shumë se vitin e kaluar”, tha drejtori i “Alpha Bank”.