Blushi tërhiqet nga kandidimi, Malaj vazhdon garën për kreun e PS-së
Blushi: “Kongresi do të zhvillohet i mbyllur dhe aspak transparent”
Shaban Sulçe
Ben Blushi, i nominuar si kandidati potencial për kreun e Partisë Socialiste, e ka deklaruar tërheqjen nga kandidimi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Shkak për këtë tërheqje, sipas Blushit, ka qenë vendimi i Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila ka rrëzuar kërkesat e paraqitura nga mbështetësit e tij për garantimin e transparencës në punimet e Kongresit. Blushi ka deklaruar se Kryesia, me forcën e numrave, ka vendosur që të zhvillohet një kongres të mbyllur dhe aspak transparent. Rrëzimi i kërkesave nga ana e Kryesisë është denoncuar edhe nga anëtari i Kryesisë, Arben Malaj, megjithatë, ai theksoi se nuk ka ndër mend që të tërhiqet nga gara për kreun e Partisë Socialiste. “Nëse Kongresi është i mbyllur, të paktën pika e kandidimit është e hapur”, - tha Malaj.
Mbledhja
Mbledhja maratonë e Kryesisë së Partisë Socialiste është zhvilluar dje pas kërkesës zyrtare së 8 anëtarëve të forumit të lartë të selisë rozë. Mbledhja ka nisur dje në orën 18:00 dhe ka zgjatur për disa orë rresht, për të përfunduar rreth orës 23:00 të mbrëmjes. Mbledhja ka pasur debate të ashpra midis anëtarëve të Kryesisë të PS-së, të cilët nuk i kanë kursyer polemikat midis njëri-tjetrit. Në epiqendër të diskutimeve ishin 5 çështjet për të cilat grupimi i kundërshtarëve të kryesocialistit Edi Rama kishin kërkuar zhvillimin e mbledhjes. Në fillim të mbledhjes kanë folur firmëtarët e kësaj kërkese, përkatësisht anëtarët e Kryesisë; Malaj, Blushi, Pino, Islami dhe Nikolli. Më vonë fjalimet e tyre janë pasuar nga fjala e anëtarëve të Kryesisë, të njohur si mbështetës të Ramës, përkatësisht; Ruçi, Dokle, Xhafaj, Majko etj. Kryesocialisti Edi Rama e ka mbajtur fjalën e tij në fund të mbledhjes.
Vendimet
Pas debateve, Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që të hedhë poshtë 5 pikat që përbënin kërkesën e paraqitur nga mbështetësit e Blushit dhe të Malajt. Kryesia e PS-së ka vendosur të refuzojë propozimin për miratimin e ndryshimeve statutore si dhe kërkesën që Kongresi i Jashtëzakonshëm të ishte transparent për publikun. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Blushit dhe të Malajt gjatë mbledhjes, të cilët kanë shkëmbyer polemika të forta.
Kërkesat e Malajt dhe Blushit në Kryesi
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PS-së, Arben Malaj ka parashtruar tri kërkesa që kanë lidhje me Kongresin e Jashtëzakonshëm të së shtunës. Malaj ka kërkuar marrjen e masave për menaxhimin sa më korrekt të Kongresit, promovimin e platformës së re politike në Partinë Socialiste si dhe garantimin e një procesi transparent për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste. Deputeti Blushi ka kërkuar miratimin e propozimeve për ndryshimet statutore, shpalljen e garës për kryetarin e PS-së si dhe garantimin e një procesi zgjedhor transparent. Madje Blushi ka shkuar më tej në fjalën e tij, duke kërkuar bërjen publike të emrave të 1500 delegatëve, të cilët do të marrin pjesë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Blushi ka kërkuar që emrat e delegatëve të publikohen në faqen zyrtare të Partisë Socialiste në internet. Sipas tij, një gjë e tillë është shumë e rëndësishme, pasi do të evitojë tentativat për manipulimin e delegatëve.
27 Gusht 2009