Gjirokastër, sekuestrohen 50 kg marijuanë, në kërkim poseduesit

Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në policinë e Gjirokastrës me anë të operacionit të koduar "Përtej kufijve" ka bërë të mundur sekuestrimin e 50 kg marijuanë. Droga është sekuestruar në dy automjete që do ta transportonin nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës. Marijuana ishte e paketuar në dy çanta dhe në to ishin 50 pako të mbushura me lëndë narkotike, ku secila pako mpeshonte nga një një kilogramë, si dhe automjeti tip Benz me targa gjermane i cili u braktis gjatë ndjekjes së policisë dhe automjeti tip Shervoletë Foristradë me targa amerikane.
Nga ana e Specialistëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizura është bërë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje, identifikimi i autorëve që për arsye të hetimit nuk i bëjmë të ditur gjeneralitetet e tyre dhe po punohet për kapjen e tyre .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme , për veprën penale të trefikut të lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.